Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli ka folur për renditjen e saj në listën e Tiranës dhe largimet e figurave të vjetra nga PS.
Kodheli tha se e konsideron si një sfidë renditjen në numrin 21, por sipas saj kjo sfidë nuk është e pamundur.
E pyetur se çfarë mendon për figurat e larguara nga PS si: Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Adnor Shameti, Besnik Bare, ish-ministrja u shpreh se ndjen keqardhje dhe të gjithë i ka miq prej kohësh.
Pyetje: Deputetët që u larguan nga PS?
Kodheli: Më erdhi keq, e para sepse mësohesh në një mjedis të caktuar. Me Besnik Baren kam lidhje të hershme edhe me zonjat, dhe për mua do të vazhdojnë që të mbeten miq dhe shokë të mirë dhe do të marrësh mendim. Tani që konsiderohem si ndër më të vjetrit në parti, ne duhet të krijojmë mjedis të këndshëm që t’u rri mirë të rinjve. Politika, nuk do ta zbehë marrëdhënien që unë kam me figurat që u larguan. Kur një mik është mik dhe ja vlen të mbahet do të mbahet.”- tha Kodheli.
Pyetje: Sulmet e e brendshmne dhe të jashtme si grua?
Kodheli: Nuk kam ndjerë sulme të brendshme ose kanë qenë të vogla. Kam një teori timen që edhe po të jesh kampion i ngritjes së peshave, ti nuk fillon nga maksimalja, por nga më e vogla. Unë kam qenë vetvetja, kjo më ka ndihmuar të përballem me gjëra, nuk më ka transformuar.