Mimi Kodheli nderohet nga Komuna Preshevë me çmimin “Ambasadore e Preshevës”

Mimi Kodheli është nderuar sot në Preshevë me çmimin “Ambasadore e Preshevës”

Me motivacionin:

“Për angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për bashkëpunimin reciprok me institucionet komunale dhe politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për avokimin dhe përfaqësimin brenda qeverisë dhe politikës në Shqipëri”

“Ky çmim përveçse më ka emocionuar pa masë më ngarkon me përgjegjësi të lartë!” – shkruan Kodheli në postimin e saj në rrjetin social facebook.

Postimi:

“Jam nderuar sot nga Komuna Preshevë me çmimin “Ambasadore e Preshevës”
Ky çmim përveçse më ka emocionuar pa masë më ngarkon me përgjegjësi të lartë!
Falenderoj Kryetarin Arifi, zëvendëskryetarin Aliu dhe të gjithë stafin e Komunës, për mikpritjen e ngrohtë dhe mendimet e opinionet që ndanë me mua dhe koleget Edlira Bode dhe Nimet Musaj.
Me motivacionin:
“Për angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për bashkëpunimin reciprok me institucionet komunale dhe politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për avokimin dhe përfaqësimin brenda qeverisë dhe politikës në Shqipëri”, ky
çmim është për mua një angazhim dhe përgjegjësi më e madhe.”
A.A @ Labëria News

Loading...