Ministrat e BE japin ‘OK’ për negociatat, Basha: Tani gjithçka është në dorën tonë për plotësimin e kushteve!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vlerëson vendimin e ministrave të Bashkimit Evropian për t’i hapur dritën jeshile të çeljes së negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Basha shkruan në “Twitter” se tani “gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat.

Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”, shkruan Basha.

Loading...