Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka ardhur në Shqipëri në një vizitë të paplanifikuar, vetëm për shkak të tërmetit tragjik që preku vendin tonë.
Pasi zbriti në Rinas pasdite, ai në orën 17:00 do të takohet me Ilir Metën, ndërsa në mbrëmje me kryeministrin Rama do të vizitojnë një nga familjet e prekura në Durrës.
Nikos Dendias është me origjinë të largët shqiptare nga Himara. Ministri grek ka lindur në Korfuz ndërsa prindërit e tij janë nga ishulli Paksos në detin Jon.
Loading...