Ministri i Athinës: “Zoti Rama nuk dëshiron ta kujtojë. Në rregull, unë do të respektoj të drejtën e tij për vetëdeklarim, edhe pse nuk është saktësisht ashtu siç thotë ai”

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dhendhias ka vijuar te insistojë se kryeministri shqiptar Edi Rama ka prejardhje greke.

Në një intervistë për mediat e vendit fqinj, kryediplomati grek u shpreh se ka njohuri të plota për prejardhjen e kryeministrit Rama, pasi ai vetë është nga Korfuzi, transmeton Vizion Plus.

“Zoti Rama nuk dëshiron ta kujtojë. Në rregull, unë do të respektoj të drejtën e tij për vetëdeklarim, edhe pse nuk është saktësisht ashtu siç thotë ai.”

Më herët, kreu i qeverisë shqiptare e hodhi poshtë një deklaratë të tillë duke theksuar se ai është shqiptar dhe se nuk ka asnjë lidhje me Greqinë.vizionplus

Loading...