Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu, në Bruksel, në përfundim të të cilit ka folur edhe lidhur me marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
I pyetur nëse planet për të zgjeruar ujërat territoriale të Greqisë në perëndim do të shkojnë përpara, Katrougalos tha se ky ishte një vendim që ishte “marrë tashmë” dhe lidhet me krijimin e një zone ekonomike ekskluzive greke (EEZ) me Shqipërinë dhe Italinë, edhe pse koha e saktë kur ajo do të bëhej formalisht ligj nuk është
Ai ka shkuar më tej ku ka folur për marrëveshjet dypalëshe Shqipëri-Greqi ku vuri në dukje se ka një vonesë për shkak të trazirave politike në Shqipëri dhe faktit që Greqia ishte ende duke pritur që Tirana t’i përgjigjej një sërë çështjesh të ngritura nga Athina lidhur me minoritetin etnik grek në Shqipëri, të tilla si të drejtat e tyre në pronë dhe për tu vetë-identifikuar si anëtarë të pakicës greke.
“Ne kemi marrë disa përgjigje nga pala shqiptare dhe bisedimet në një farë mënyre “janë të paqëndrueshme”, por është ende herët të themi nëse do të kemi një rezultat pozitiv apo jo” vuri në dukje Katrougalos, duke shtuar se qëllimi i Greqisë është përmirësimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, për t’i hapur rrugë në zhvillimin e prespektivave evropiane.
Kujtojmë seproblemi me marrëveshjen për kufirin detar vijon prej vitit 2009, gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai arriti një marrëveshje me Greqinë, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë, e kësisoj tashmë sërish po negociohet, pasi e drejta e 12 miljeve është e drejtë ndërkombëtare në zbatim të konventës UNCLOS të vitit 1982.
Shqipëria dhe Italia e kanë zgjidhur këtë problem, pasi anë dy shtete përballë dhe hapësira mes tyre është më e madhe se 24 milje, kjo bën që mos të ketë mbivendosje të së drejtës së 12 miljeve. Por, Shqipëria dhe Greqia janë shtete në krah dhe këtu situata është më e komplikuar. Në këtë mënyrë, nëse Greqia kërkon të shtrihet 12 milje në det dhe e njëjta gjë kërkohet edhe nga Shqipëria, do të ketë mbivendosje. Arritja e një marrëveshje do të bëhet jo vetëm duke zbatuar ligjet e vendit, por edhe ato të Konventës ndërkombëtare./Dosja.al