Ministri i jashtem grek zbulon marreveshjen me Ramen: Kufiri detar ne gjykaten nderkombetare

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se Shqipëria e Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për çështjen e detit.

Rama zbulon se bashkë me Dendias kanë rënë dakord që së bashku t’i drejtohen instancave ndërkombëtare për të zgjidhur këtë çështje të debatuar.
Më tej ai thotë se asnjë çështje nuk është e pazgjidhshme dhe nuk do të ketë asnjë pushtim të Shqipërisë nga Greqia nëpërmjet detit.

”E kam shumë të qartë që të gjithë i kanë veshët e hapur lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë mes detit. Nuk do ketë pushtim. Më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit.

Mund ta them me kënaqësi sot, se kemi rënë dakord me Greqinë që këtë çështje ta trajtojmë në instanca ndërkombëtare. Do i drejtohemi së bashku drejtësisë ndërkombëtare.”- tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu nëpërmjet këtij lajmi ka sumuar edhe ata që e akuzuan për marrëveshjen e detit duke thënë se i vjen keq për ‘patriotët e detit’.

Loading...