Ministri i Jashtëm i Francës paralajmëron të gjithë botën: ‘Nuk janë sanksionet që po shkaktojnë mosfunksionimin e sigurisë ushqimore globale, është lufta’

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian shprehet se situata e krijuar në Ukrainë mund të çojë në një krizë globale të ushqimit. Jean-Yves Le Drian, i cili thotë se BE duhet ta marrë parasysh një skenar të tillë.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja ndër eksportueset më të mëdha të grurit. Gjysma e grurit që importon Afrika vjen nga këto dy vende, në një kohë kur çmimet globale të mallrave ushqimore janë rritur si rezultat i konfliktit. Eksportet e ushqimit nga Ukraina kanë ndaluar tërësisht dhe kapaciteti i saj për të mbjellë dhe korrur ushqim këtë vit rrezikohet seriozisht.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë për këtë situatë të re shpejt“, tha Le Drian në një takim të ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel. Le Drian thotë se për zgjidhjen e kësaj krize të re duhet bashkëpunim i ngushtë me agjencitë ndërkombëtare, partnerët dhe OJQ-të.

“Nuk janë sanksionet që po shkaktojnë mosfunksionimin e sigurisë ushqimore globale, është lufta,” tha ai, “sepse nuk ka asnjë sanksion për ushqimin. Është lufta që po bëhet problematike dhe që nesër do të sjellë me vete rrezikun e urisë. Ne shohim pasojat e luftës, pamundësinë e korrjes, të mbjelljes, të eksportit”, shtoi ai, duke folur për Ukrainën.

Loading...