Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë personelin e Forcave të Armatosura, të cilëve pritet që tiu rritet paga për vitin e ardhshëm në masën 30%.
Gjatë fjalës në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, Peleshi tha se nga rritja e pagës në nivelin 30% do të preket i gjithë personeli duke filluar nga ushtaraku më i thjeshtë, oficeri deri tek gjenerali.
“Projekt-buxheti i vitit 2022 plotëson nevojat e Forcave të Armatosura. Kërkesat janë gjithmonë më të mëdha se mundësitë por ne jemi në pritshmëri dhe po ecim kënaqshëm drejt objektivave, ky buxhet është progres i rëndësishëm.
Me këtë projekt-buxhet është parashikuar rritja 30 % për personelin e Forcave të Armatosura, nga më i thjeshti deri tek gjenerali, krahasohemi me vendet e tjera nga vendet e rajonit.
Duhet të jemi dinjitoz dhe kjo do të na bëjë më të motivuar për autoritetet ushtarake apo sic quhet ndryshe mbrojtja civile. Objektivi kryesor është modernizimi i forcave të armatosura”, tha Peleshi./E.M-noa.al