Ministri italian i Kulturës: ‘Kam shkuar me 1500 gra, Berlusconi ishte një hiç para meje’

Vittorio Sgarbi, ministri i Kulturës në qeverinë e re italiane të kryeministres Giorgia Meloni ka shtangur të pranishmit në një konferencë në Romë, teksa nisi t’u referohej femrave me terma nënçmues dhe lavdëroi organin e tij gjenital.

Konferenca u mbajt muajin e kaluar në muzeun kombëtar të artit bashkëkohor të kryeqytetit italian, por pamjet e komenteve seksite të Sgarbit sapo kanë dalë në publik.
71-vjeçari është thirrur të japë dorëheqjen pasi në videon e bërë virale deklaron se ka fjetur me 1500 gra.

“Unë nuk kam një kalkulator për penisin, kështu që nuk e di. Mund të vlerësoj mesatarisht tre në muaj dhe kur kam qenë aktiv ishte edhe nëntë, ose dymbëdhjetë në muaj. Kështu që 1500, minimumi“, pohoi ai.

Sgarbi po ashtu ka shkaktuar zemërim pasi ka përdorur gjuhë mizogjene gjatë fjalës së tij në galerinë e artit.

Në video, ai mburret se ka fjetur me 9 gra në muaj dhe lavdëron penisin e tij si një organ i zgjuar, por pranoi se nuk e dinte numrin e saktë të femrave që shkon pasi nuk ka matës penisi.

Në një moment, Sgarbi merr një telefonatë në skenë dhe ai shpërthen: “Kush je ti?”.

Ministri i ri pohoi gjithashtu se Berluskoni, i cili vdiq pak më shumë se një javë para ngjarjes, kishte fjetur me ‘më pak se 100 gra’ në jetën e tij, diçka që Sgarbi e përshkroi si një tragjedi.

Publikimi i videos 45 minuta të gjatë nga La Repubblica, shkaktoi kritika nga politikanët italianë, me partinë e opozitës “Pesë Yjet” e Italisë që bëri thirrje për dorëheqjen e Sgarbit nga qeveria.

Ata thanë se komentet e tij ishin seksiste, ndërsa lideri politik centrist Carlo Calenda e quajti Sgarbin një ‘turp’.

Loading...