Ministria e Jashtme e Hungarisë: “Shtyrja e negociatave me Shqipërinë, rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan”

Katastrofike e konsideron Hungaria mundësinë e shtyrjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është katastrofike që Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” është shprehur dje në Luksemburg, Levente Magyar, Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë.

“Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Magyar gazetarëve hungarezë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Magyar theksoi se Budapesti do të bëjë gjithçka për të reaguar, me ndihmën e Komisionerit për Zgjerim, kundër ndaj çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat.

Hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike, Hungaria e konsideron të rëndësishme edhe për parandalimin e valëve të refugjatëve që vijnë nga jugu i Evropës.

Vendimi për Tiranën dhe Shkupin nuk është zyrtarizuar ende, por me interes priten zhvillimet që do të pasojnë pas takimit të sotëm midis Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

Loading...