Ditën e djeshme është arrestuar në Angli një 24-vjeçar shqiptar.
Në pranga gjatë aksionit të madh policor ra Alsi Vata, banues në Deptford, i cili do të paraqitet në Gjykatën e Leed Crown me 17 korrik, teksa është akuzuar për transportim armësh dhe municionesh të ndaluara, si dhe furnizim me drogëra të klasit A dhe B.
I gjithë operacioni është ndjekur nga ministrja e Brendshme e Britanisë së madhe, Prit Patel.
Ministrja ka qenë dëshmitare gjatë arrestimit të shqiptarit dhe fotot i ka publikuar në rrjetet sociale.
Krah fotove Priti Patel shkruan:
“Sot iu bashkova Agjencisë Kombëtare të Krimit në një operacion në agim si pjesë e aksionit më të madh të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar kryer ndonjëherë, duke rezultuar në 746 arrestime.”
Vata u arrestua nga National Crime Agency, e cila njihet edhe si FBI-ja britanike, këtë të enjte, si pjesë e një mega-operacioni me rreth 800 të arrestuar në të gjithë Europën.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 54 milionë paund kesh, dy ton kokainë dhe 77 armë zjarri, mitralozë dhe granata.