Ministrja e Arsimit Besa Shahini, që prej dhjetorit 2018 drejton nje dikaster te rendesishem por duket se nuk do të vazhdojë edhe për shumë gjatë të mbajë këtë post.
Në një intervistë së dhënë për në Euronews Albania, Shahini tha se ajo nuk do të përfshihet në fushatë elektorale dhe do të iki nga Shqipëria.
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati.
Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë.
Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.