Ministrja e Bujqësisë ndan informacionin e rëndësishëm për qytetarët

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se qeveria është duke monitoruar situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, duke përmendur ndër to edhe grurin.
Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se Ministria e Bujqësisë është pjesë e një komiteti të menaxhimit të krizave me vendet e BE-së ku merren direktiva për nevojat aktuale të tregut.

Megjithatë u shpreh optimiste se vendi ynë i ka mbuluar nevojat për grurë dhe drithë, të paktën për këtë vit.

“Ashtu siç mundësuam çlirimin e tregut për grurin me Serbinë, në këtë mënyrë do vijojmë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera. Jemi duke komunikuar me aktorët e tregut për të kuptuar nevojat.

Duke qenë në partneritet me importuesit dhe tregrtarët do kemi mundësinë për të parë nevojat për të ndërhyrë për tregjet e tjera. Ne marrim direktiva çfarë po ndodh me tregjet, me nevojat aktuale dhe me parashikimin e prodhimit.

Për sa i përket grurit dhe drithit parashikimet janë shumë optimiste për këtë vit për të ndenjur në përputhje me nevojat që ky vit ka për sa ai përket konsumit,”-tha Frida Krifca.

Loading...