Ministrja Olta Xhaçka krejt ndryshe, larg cdo protokolli(foto)

Prej gati dy vitesh në krye të një ministrie tipike burrash, siç është ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën jemi mësuar ta shohim mes ushtarakësh dhe në evente me protokoll të rreptë si vetë ministria që ajo drejton.

Por ne kemi arritur të kapim foto në jetën e saj jashtë punës.

Zonja Xhaçka ka shfrytëzuar fundjavën për të marrë ajër të pastër dhe për t’u stërvistur nga Liqeni Artificial.

Në shoqërinë e saj është edhe bashkëshorti, Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste, por që në zgjedhjet e fundit nuk ishte në lista.

Nuk e dimë nëse ka qenë zgjedhja e tij apo e partisë, por dimë që bashkëshortja ndërkohë po bën një karrierë të lakmueshme si ministre e Mbrojtjes./Panorama Plus

Loading...