“Miq, sot bëra nje gabim,me fejsbukun bëra krim! Hapa anonim-adresë, Me emrin e Fatimesë…”

Satirë nga laberianews:

Miq, sot bëra një gabim,
Me fejsbukun bera krim!
Hapa anonim-adresë,
Me emrin e Fatimesë.

Per foto vura Çiljeten,
Masa 10 nuk kisha tjeter…
Dhe nga mbas per kopertine,
Vendosa mavri Zholine (Jolie)!

Menjehere qe thoni ju,
Miqesia se ç’mu shtu.
U leshuan qe te tere,
Menduan se gjeten vë.rë…

Mesengeri u mbush plot,
Kerkonin takimin sot.
O tani o rashë e vdiqa
Je e imja, ty te prita!

Ti je yll e je e bukur,
Je imja meskeputur.
E kam gjetur s’dua tjeter,
Do te marr takimin tjeter.

Sms-te me vinin lume,
Nje Zot e di se sa shume.
Dergom foto moj e mire,
Mos me bej si e veshtire.

E keshtu qe mos te zgjatem,
Disa nxorren dhe allatet.
Dhe kerkonin me nxitim,
Plaçken time pa pertim….

Burri qe kerkon dashnore,
E le te tijen mbas dore,
Ne i dalte perpara rruge,
Mbaro pune e kalo tutje.

I habitur une kam mbetur,
Shqiptaret qenkan te thekur.
Me nje foto ne fejsbuk,
Dashurohen pa u tutë.

Ndaj ju burra dhe hamshore,
Qe rrini me tel ne dore,
Hapni i veshet dhe degjoni,
Se s’eshte pune telefoni…R.M.A
@laberianews

Loading...