Miq të mirë për këtë jetë, gjen ku kam lindur dhe vetë. Jam lindur në Labëri, ku buron vargu flori -Nga Serxho Hizma (Poetet e Laberise)

KËSHTU TË BËN LABËRIA

Miq të mirë për këtë jetë
Gjen ku kam lindur dhe vetë
Jam lindur në Labëri
Ku buron vargu flori
Ku në këngë dhe gëzime
Buçet isoja me gjëmime
Ku pushka këndon si këngë
Ku ke qejf t’ju dëgjosh zënë
Bilbilat pa mënd të lënë
Ku nga fjalët pikon mjaltë
Ku rrit trima ajo baltë
Ku dhe kënga vret si pushkë
Ku janë për qejf dhe për luftë
Ku të ftojnë në tavolinë
Dhe si lumë derdhin rakinë
Me opingë e pinë dollinë
Ju shkrep syri vetëtimë
Dhe nuk ju dridhet qerpiku
Nuk kanë frik’ nga armiku
Ku janë të gjithë të besës
Ku të mbajn’ në gjak të zemrës
Ku ndrit dielli i shpresës
Mik për kok’ në jet të jetës
Nënat me qumësht të gjirit
Mëkojnë lirinë të birit
Vajzat si yjet e qiellit
Ndrijnë si rrezet e diellit
Ku ulet maja e malit
Po jo qepiku i djalit
Ku nga fëmija tek plaku
Veç për liri ju zjen gjaku
Ku mbështjelle në pal flamuri
Është çdo mal dhe zemër burri
Ku lufton edhe fëmija
Kur e thërret SHqiperia

KËSHTU TË BËN LABËRIA

HIZMA..Serxho

27 09 2014

Loading...