Ish-ministri i Transporteve Ilir Mataj gjate qeverisjes se Vilson Ahmetit, eshte ndare nga jeta papritur. Lajmi eshte dhene nga miqte e Matajt ne rrjetet sociale.
Avokati Idajet Beqiri shkruan:
Një lajm vërtet tronditis, ndahet nga jeta Ilir Mataj, ish Ministër i Transporteve të Shqipërisë.
Pak ditë para mbylljes së vitit 2020 dhe këtij fillim viti të ri 2021, fola në telefon me mikun tim të shtrenjt, ish Ministër i Transporteve, Ilir Mataj. Më pyeti për ecurinë e një çështje gjyqësore që po ndjek në Gjykatën Civile për vëllain e tij.
Miqësia ime me Ilir Mataj ka nisur në vitin 1987, kur unë isha i punësuar si jurist në Ministrinë e Transporteve. Ndërsa Ilir Mataj punonte aty si ekonomist dhe vlerësohej shumë për aftësitë e tij profesionale dhe njerëzore.
Në fund vitin 1991, pasi u prish “Qeveria e Stabilitetit”, u ngrit një Qeveri Teknike, me Kryeministër Vilson Ahmeti. Në këtë Qeveri Teknike, ministrat u propozuan nga Partitë politike.
Partia e Unitetit Kombëtar duhet të propozonte Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Kam shkuar në Presidencë, si kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar dhe i kam propozuar Ramiz Alisë si Ministër Transporti Ilir Mataj dhe si Ministër të Mbrojtjes Alfred Moisiu. Të dy u miratuan.
Sot, mora vesh lajmin tronditës dhe shumë të dhimbshëm të ndarjes së tij nga jeta, duke lënë në pikëllim të thellë bashkëshorten, tre vajzat dhe vëllain, gjithë miqtë dhe të afërmit e shumtë të Ilirit.
Ilir Mataj nuk kishte moshë për të ikur nga kjo jetë. Njerëz si Ilir Mataj i ka shumë të rrallë nga çdo këndvështrim Shqipëria jonë. Edukata e lartë e tij, urtësia e tij, gojëmjaltësia e tij, komunikimi perfekt, buzëqeshja dhe qetësia e tij edhe në situata tepër të vështira, përgjegjshmëria e lartë e tij në kryerjen e çdo pune dhe funksioni, profesionalizmi i lartë i tij, si një aset i rëndësishëm erudit në transportin shqiptar, të qënurit e tij një atdhetar shqiptar i nivelit të lartë, nuk mund të shlyen kurrë nga kujtesa historike kombëtare.
U prehsh në paqe, të ndritët shpirti dhe nder e lavdi përjetë punës, veprës dhe jetës tënde kaq të paharrueshme mik dhe vëlla i shtrenjt Ilir Mataj.