Një mësues nga Shkodra, në moshë të re, 39 vjeç, ka humbur betejën më koronavirusin, duke u bërë viktima e 139 në vend për shkak të pandemisë.
Mësohet se mësuesi, i cili ushtronte profesionin e tij në Medresë e Shkodrës, ka qenë i shtruar në Tiranë, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij është komplikuar ndjeshëm.
Më konkretisht ai ka qenë i shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndoqi’, aty ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t’ia hedh kësaj sëmundje.
Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 38 mijë euro në afro 12 orë. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s’e fitoi dot betejën.
Me këtë rast bëhen 22 persona nga Shkodra të cilat humbasin jetën për shkak të koronavirusit.
Ndërkohë në vend vijojnë shifrat e larta të të prekurve pasi të dielën u konfirmuan 126 raste të reja dhe katër të vdekur.