Parlamenti ka miratuar me shumicë votash paketën aq shumë të kundërshtuar “Antishpifje”.
80 deputetë kanë dhënë votën pro këtij ligji dhe vetëm 14 kanë votuar kundër, ndërsa 8 kanë abstenuar. Deputetët kanë votuar edhe një propozim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, sipas të cilit vendimet e Bordit të AMA-s, ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.
“Vendimet e bordit të AMA-s animohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë”, propozoi Balla. Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe ligjin për investimet strategjike, me 88 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim.
Nga deputetët socialist, Ditmir Bushati ka abstenuar.
Ndërsa ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme u miratua me 97 vote pro dhe vetëm tre kundër. Ligji parashikon pagesa 3 për qind për dhurimin e një banese brenda pjesëtarëve të familjes.