Gazetari investigativ, Artan Hoxha është ndalur sot gjerë e gjatë tek shpallja “non grata” e ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe familjes së tij nga SHBA.
Gazetari nuk lë pa përmendur Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama duke hedhur dyshime për të tjerë politikanë që mund të futen në listën e zezë të SHBA-ve.
“Ore, se ky Berisha eklipsoi cdo gje tjeter dje dhe sot…
Mire shkelqesia e tij, Presidenti, eshte zhdukur se po fsheh sfurqet dhe hanxharet qe mprehu para 25 prillit, po udheheqesi Rama, ku ka humbur si spata pa bisht?!
Na thuaj nje fjale he burre, sido qe te jete, pse ta ka ngrene macja gjuhen?!
Apo ke filluar te degjosh zhurmen e daulles, qe po bie diku larg?!
Me duket se tashme loja u hap per te gjithe, thjeshte keni ne dore te mos tregoni shoket”-shkruan Artan Hoxha.