Tritan Kalo është një nga mjekët që ndodhen në frontin e parë të luftës përballë koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila përmes një postimit në rrjetin social ‘Facebook’ ka shprehur mirënjohje për punën dhe kontributin e profesor Tritan Kalos.
MESAZHI I I PLOTE MANASTIRLIUT:
Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm.
Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë🙏🏼
#MëTëFortë #Bashkë🤝