Miriam dhe Albani nuk qenkan çifti perfekt, këngëtari tregon problemet mes tyre

Alban Skënderaj ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Miriamin. Në “Kurthin e Piter Pan”, këngëtari më i preferuar në Shqipëri, ka folur hapur, duke treguar edhe momentet e sherreve, por që në fakt janë komike dhe shumë normale.
Ai ka treguar diçka që Miriami nuk e pëlqen tek ai dhe tek ai rrëfim, u duk sikur pamë çdo situatë që ndodh në çiftet.
“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, u shpreh Albani.

Miriam dhe Albani janë bashkë prej shumë vitesh dhe aktualisht kanë dy fëmijë, Ameli dhe Duam.

Loading...