Mish viçi me oriz, shije e mrekullueshme(receta)

Mund ta gatuani rrallë duke qenë se nuk është receta më pak kalorike që mund të përgatisni.

Por, fundja do t’ju shijojë të gjithëve pa masë.

Përbërësit:
150 gr oriz
Mish viçi pa kocka, i prerë në çopëza të vogla
1 qepë e prerë
Miell
1/2 kanaçe salcë domateje
100 gr kërpudha
1 karotë (e grirë)
½ lugë gjelle pluhur hudhër
4 lugë gjelle vaj
Kripë
Piper

Përgatitja
Vendosni një tigan me vaj në zjarr në temperaturë mesatare. Hidhni mishin dhe qepën dhe gatuajini derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe. Hidhni miellin, kripën dhe piperin dhe përziejini.
Shtoni më pas salcën e domates, karotat e copëtuara, kërpudhat e prera dhe pluhurin e hudhrës. Përziejini mirë që për bërbësit të kombinohen dhe mbulojini me një kapak.
Lërini të gatuhen për 30 minuta. Ndërkohë, në një enë me ujë dhe kripë shtoni orizin dhe lëreni të ziejë për disa minuta.
Largojeni orizin nga zjarri dhe hidhni mbi të masën e çomlekut dhe përziejini mirë. Pas kësaj është gati për t’u shërbyer.

Ju bëftë mirë!

Loading...