Miss-i i Serbisë ka bërë shqiponjën me duar një vit më parë.
Rreth një vit më parë në konkursin e bukurisë “Miss Freedom of the World ” të mbajtur në Kosovë Miss-i i Serbisë zuri faqet e para të mediave të huaja.
Miss Serbia, Irina Jovanka ishte ajo që tërhoqi vëmendje nga të gjithë me gjestin interesant që bëri.
Miss-i nga Serbia bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës, duke mos u mjaftuar ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.
Shpejtim Zejneli ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” mëngjesin e sotëm, i cili ishte producenti i këtij kompeticioni, ai aty foli edhe mbi reagimet e ashpra nga mediat serbe dhe vetë kryeministri Aleksandar Vuçiq kundrejt tij.
“Vjet Missi i Serbisë e bëri shqiponjën, mediat e masakruan. Ishte kompeticioni im ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga Aleksandar Vuçiq person non grata ( person i padëshiruar). Ne nuk e detyruam ajo, me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët” tregoi Shpejtimi.
Shpejtim Zeneli qartësoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e saj dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk imponuan diçka tek ajo.