Miss Univers Bolivia humb kurorën, tregon se ishte shtatzënë

Joyce Prado e zgjedhur në vitin 2018 Miss Univers Bolivia, ka humbur kurorën e saj sepse është shtatzënë.

Sipas organizuesve të spektaklit të bukurisë 22-vjeçarja ka shkelur rregullat e konkurrencës, që kërkojnë të mos martohet dhe të mos lind fëmijë në periudhën që mban titullin.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Ky vendim nuk u prit mirë nga fansat e Joyce Prado. Në qershor të vitit 2018, 22-vjecarja u zgjodh Miss Univers Bolivia. Gjithashtu ajo përfaqësoi vendin e saj në spektaklin Miss Universi që u mbajt në dhjetor në Bangkok.

22-vjeçarja prej disa muajsh është e lidhur me modelin nga Paraguai Rodrigo Giménez dhe së fundi me anë të një postimi në Instagram ka lajmëruar se do të bëhet nënë për herë të parë.
(BalkanWeb)

Loading...