‘Miss Universi 2021’, Shqipëria ‘dështoi’, ja kush e rrëmbeu kurorën e bukurisë

Këtë vit u zhvillua Miss Universi, pavarësisht pandemisë botërore. Aktiviteti u mbajt në Florida, drejtuar nga Mario Lopeaz dhe ish-Miss Universe, Olivia Culpo, që fitoi kurorën në vitin 2012. Mësohet se kurorën e bukurisë këtë vit e rrëmbeu Meksika, me bukuroshen Andrea Meza.
“Ne jetojmë në një shoqëri që zhvillohet shumë e më shumë dhe ne jemi zhvilluar si shoqëri, kemi avancuar edhe me sterotipet. Sot, bukuria nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në shpirtrat tanë, por në zemrat tona dhe mënyrën se si e prezantojmë veten. Mos lejoni kurrë dikë që t’ju thotë se nuk vleni”, u shpreh Meza në raundin final të konkursit.

“Miss Universi 2021”, Shqipëria “dështoi”, ja

Mësohet se shoqëruesja e parë e Miss-it u shpall Julia Gama përfaqësuese e Brazilit, ndërsa shoqëruese e dytë ishte Janick Maceta përfaqësuese e Perusë. Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga 23-vjeçarja, Paula Mehmetukaj, që u shpall fituese e “Miss Universe Albania 2020”.

Loading...