Ajo që po ndodh në nji fshat në Indi asht kthye në misterin ma të madh të kohnave të fundit.
Fshati Badi në shtetin Madhya Pradesh ka 2500 banorë. Që nga fillimi i vitit, 80 prej tyme janë vetvra.
Banorët e zonës e shpjegojnë këtë fakt me “prezencën e djallit”.
“Janë rreth 320 familje që banojnë këtu dhe secila prej tyne ka dike që asht vetvra”, thotë kryeplaku i fshatit Rajendra Sisodiya, për “Times of India”.
Vetë ai ka humbun nanën, vëllain dhe nji t’afërm, të cilët i kanë dhanë fund jetës në mënyra të ndryshme.
Por, ndryshe nga banorët, autoritetet shëndetësore thonë se vetvrasjet munden me ardh si pasojë e problemeve mendore, të cilat munden me u shfaqë, për shkak të përdorimit të tepruem të pesticideve për produktet bujqësore.
Edhe psikologët e kanë mbështetun këtë teori.
Ata i referohen nji rasti të ngjashëm në Kinë, ku disa fshatarë i kishin dhanë fund jetës, mbas përdorimit të pesticideve të rrezikshme.
Nji tjetër shpjegim mundet me qenë ai i stresit, me të cilin përballen fshatarët indianë, për shkak të sasisë së vogël të korrave.
Fenomeni i vetvrasjeve në Indi nuk asht i rrallë. Dhetë vjet ma parë, në shtetin Maharastra, gjatë nji viti u vetvranë 18 mijë persona, kryesisht banorë të fshatnave.