Misteri i vdekjes së 24-vjeçarit, të afërmit ngrenë dyshimet, detaje…

Një ngjarje e rëndë është shënuar tre ditë më parë në fshatin Delisufaj të Lushnjes. Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i vetëvaruar.

Gjithashtu, burime për “Joq Albania” bëjnë me dije se i riu kishte lënë edhe një letër për prindërit. Në letër shkruante se do kujdesej për ta nga qielli.

Sipas policisë, 24-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Në datë 26.10.2023, në fshatin Delisufaj, Lushnjë është gjëtur i vetëvarur, pranë banesës së tij, shtetasi K. M., 24 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vlerësim”, njoftoi dje policia.

Megjithatë sipas familjarëve, i riu nuk ishte i sëmurë.

“Kleo nuk vuante nga shëndeti mendor! Telefoni i tij nuk gjendet” – kështu shprehen për JOQ Albania familjarë dhe miq të 24-vjeçarit, për të cilin policia tha se u gjet i vetëvarur pranë banesës së tij.

Gjithashtu, familjarë dhe miq të tij, thonë se njihej si një djalë shumë i mirë dhe i respektueshëm. Ndër të tjera, shtojnë se ka dyshime se ngjarja nuk është një vetëvrasje. Sipas tyre është e vërtetë që ka pasur një letër, por ende nuk dihet se çfarë është shkruar në të.

Miq të 24-vjeçarit thonë për JOQ se ngjarja mund të jetë vrasje.

Loading...