Ndryshon pista e hetimit ne lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Petrika Treska ne Korce.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta mbremjen e te enjtes ndersa mjeket ligjore thone se viktima është Petrika Treska, i cili është goditur me thikëdisa here ne trup dhe ka gjetur vdekjen me pas ne spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në lagjen 7 të qytetit të Korçës në afërsi të Bashkisë së qytetit, ne banesen ku jetonte viktima, i cili eshte gjetur bashkëshortja e tij e cila ka lajmëruar menjëherë policinë.
Bashkëshortja ka deklaruar paraprakisht para policeve se sapo ka hapur derën të banesës në katin e dytë ka gjetur të shtrirë viktimën me plage ne trup.
Ajo ka bere transportimin e tij ne spital bashke me policine 67-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës.
Pas ngjarjes, janë marrë në pyetje edhe banorët e pallatit të cilët janë shprehur se nuk kanë dëgjuar debates në kohën kur ka ndodhur ngjarja.
Çifti janë prindër të një fëmije, ndërsa viktima kishte në pronësi një servis celularësh.
Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë banesës.