Mitsotakis pranon disfatën në zgjedhjet lokale: Nuk ishte një natë e mirë për Demokracinë e Re

Greqia mbajti këtë të diel raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku kandidatët e partisë së kryeministrit Kyriakos Mistotakis, “Demokracia e re” humbën në Athinë dhe në Selanik, dy nga bashkitë e mëdha të vendit, raportojnë mediat greke.

Teksa janë numëruar mbi 95% e votave për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% të votave kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re” të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis. Po ashtu në Selanik, u shpall fitues me 67% të votave, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervas, të mbështetur nga qeveria.

Mistotakis ka reagur pas rezultateve duke u shprehur, se se kjo nuk është një natë e mirë për ‘Demokracinë e Re’.

“Nuk ishte një natë veçanërisht e mirë për “Demokracinë e re, por konkluzionet politike do të dalin më vonë. Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t’i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv. Qeveria duhet t’i ketë këmbët fort në tok”, tha kryeministri grek. Të hënën Mitsotakis do të jetë në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit.

Loading...