‘Mjaft me lojëra’, Yuri Kim e prerë: Nuk ka pazare me reformën në drejtësi

Një mesazh i qartë dhe i prerë nga SHBA.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për politikën shqiptare. Yuri Kim, në një deklaratë të rrallë për mediat, deklaroi se nuk ka më kohë për lojëra.

Diplomatja amerikane dha ultimatumin se me reformën në drejtësi dhe me reformën zgjedhore nuk mund të bëhet asnjë pazar.

“Mesazhi im është shumë i qartë. SHBA duan të njëjtën gjë që do populli shqiptar. Duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë. SHBA do që të jeni pjesë e familjes europiane, por nuk mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në drejtësi.

Këto të dyja nuk janë diçka për të bërë pazare. Janë domosdoshmëri. Ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra dhe të realizoni reformën në drejtësi, të realizohet reforma zgjedhore, ashtu si drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe ashtu si SHBA dhe populli shqiptar presin.”

Të enjten Yuri Kim foli për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi.

Loading...