Një mjegull e dendur ka rënë në disa zona të Kurbinit deri ne rajonin e Tiranes, duke vështirësuar kësisoj fushëpamjet e makinave por edhe lart ne qiell per avionet.
Mjegulla ka prekur zonën e Kurbini dhe pjesën e ultësirës, përfshi këtu edhe rrugën nga Miloti deri në Fushë- Krujë.
Autoritetet njoftojnë që shoferët që kalojën në këto akse të shtojnë kujdesin në drejtimin e makinës.
Raportohet se për gati katër orë që nga 18: 00 e deri 21: 45 kaosi ka përfshirë aeroportin e Rinasit. Asnjë avion nuk është nisur për shkak të mjegullës së dendur që ka rënë në të gjithë zonën e aeroportit.
Loading...