Mjekësi – Modifikohen gjenetikisht dy fëmijë?

Një studiues kinez pretendon se, për herë të parë në histori, ka modifikuar gjenet e dy fëmijëve, një rast për diskutime të thella mjekësore dhe etike.

Kërkuesi shkencor Jian Kui, nga qyteti juglindor i Shenzhenit, thotë se gjene të dy vajzave kineze, Lulu dhe Nana, janë modifikuar në mënyrë që ata të mos mund të infektohen me HIV, sipas një videoje të postuar në YouTube.

Ai pretendon se ka kryer terapi gjenetike në vezë të fekonduara duke përdorur CRISPR / Cas9 protein me udhëzime për të parandaluar infeksionet e ardhshme të HIV.

Studiuesi në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë tha se kirurgjia e gjeneve ishte e suksesshme dhe “asnjë gjen nuk u ndryshua përveç se për të parandaluar infektimin me HIV”.

Identitetet e prindërve të fëmijëve janë mbajtur sekret.

Njoftimi, siç pritej, ka provokuar shumë diskutime.

Peter Dabrock, president i Këshillit të Etikës, tha të hënën se puna e tij ishte “një eksperiment njerëzor i papërgjegjshëm”./atsh

Loading...