Mjekët dhe infermierët që përfitojnë nga rritja e pagave në 2019

Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, do të vijojë edhe gjatë vitit 2019.

Në vijim të politikave të qeverisë për rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen me 10% të pagave për mjekët dhe infermierët në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.

Janë rreth 18 415 punonjës në sektorin e shëndetësisë të cilët do të përfitojnë nga rritja e pagave vitin e ardhshëm.

Me buxhetin e ri të 2019, qeveria shqiptare ka akorduar një fond vjetor prej 1 miliard lekësh për rritjen e pagave për bluzat e bardha.

Sipas Ministrisë së Financave, nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë.

Ndërsa numri i infermierëve të cilët përfitojnë nga mbështetja e qeverisë për rritjen e pagës, duke nisur nga viti i ardhshëm është 13 765, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve.
TIRANE, 4 nëntor/ATSH/

Loading...