Holly Bolton, 18 vjeçe, nga Brentwood, i pati shqetesimet e para kur ishte 12 vjece dhe mjeket i thane se ajo kurrë nuk do te ishte në gjendje të humbasë peshën qe i duhej te hiqe pa iu nenshtruar nje operacioni. Por, falë një diete të shëndetshme dhe disa ushtrimeve, Holly arriti tek imazhi qe e shihni ne keto foto. Per mese gjashte vjet ajo kuroi veten e saj dhe humbi peshe ne menyre te konsiderueshme citon lajmifundit.al.
“Në moshën 12 vjeçare më thanë që nuk do të mund ta humbja peshën pa operacion, por ne ate moshe nuk doja te operohesha”, tha ajo. Qendrimi i mjekeve ndaj saj, madje pati efektin e kundert pasi adoleshentja ndje aq i siklet dhe e turpëruar sa iu drejtua ushqimit me me shume oreks dhe fitoi edhe më shumë peshë.
Momenti i pare kur ndryshimi filloi ishte trajtimi qe i bene asaj ne shkolle ne lidhje me mbipeshen. Pasi mori nje fletepalosje nga nena e saj ajo ndoqi sugjerimet e kontrollit te dietes ushqimore, per te humbur ne peshe.
Ajo hoqi dore nga ushqimet e renda si mishi, makaronat, patatet, orizi dhe i zevendesoi ato me zarzavate, fruta dhe supera te shendetshme.
Holly, e cila jeton me prindërit dhe dy vëllezërit e saj, gjeti mbeshtetjen e familjes dhe dieten e kombinoi edhe me ushtrime fizike duke humbur peshë! Pas gjashte vjetesh ajo tani ndjehet e shendetshme por edhe e bukur pasi mund te veshe dhe eksperimentoje me rrobat qe do./lajmifundit.al, burimi: DailyMail