Mjekja apel nga spitali Infektiv: Covidi nuk po kursen asnjë. Po përballemi me mosha të reja pa sëmundje të tjera

Mjekja Migena Qato ka dalë me një pamje të trishtë para kamerave duke u bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat pasi Covidi nuk po kursen asnjë.

“Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë.

Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, shprehet mjekja.

Video e mesazhit të saj është publikuar në faqen e Facebook të ministres Ogerta Manastirliu, e cila i bën thirrje qytetarëve që të mos heqin dorë nga kujdesi për veten.

“Në spitalet COVID vijon beteja e përditshme për jetën, në përballje me një virus të rrezikshëm që nuk bën dallim dhe po prek edhe të rinj, që sot po marrin trajtim në spital. #RespektoRregullat. Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit! #TëNdihmojmëEkipetMjekësore”, shkruan Manastirliu.

Loading...