Mjekja: Bëmë maksimumin për ta shpëtuar gruan shtatzënë

Mjekja që asistoi në lindjen e parakohshme të 39-vjeçares që vdiq bashkë me një nga foshnjat ka treguar se mjekët bënë maksimumin për ta shpëtuar, por nuk ia arritën.

Mjekja Alma Cani u shpreh për mediat se gruaja shtatzënë me binjakë ishte në javën e 31 dhe se ishte paraqitur në 9 shkurt në spital me simptomat e gripit. Dyshohet se gruaja ka vdekur nga virusi AH1N1, por pritet ekspertiza e për përcaktimin përfundimtar të shkaqeve.

“Gruaja që humbi jetën ishte shtatzënë 31 javëshe dhe e ardhur në 9 shkurt në spital pas një gjendje të gripit. U fut në terapi intensive dhe kondicione të vështirësisë në frymëmarrje. Duke qenë se situata ishte e vështirë u detyruam të bëjmë lindje të parakohshme. Ajo priste binjakë dhe lindja u krye në spitalin tonë me bashkëpunimin e materniteti ‘Koco Glizhioni’. Një nga foshnjat humbi jetën, ndërsa tjetri fatmirësisht jeton. Në ditët e fillimit patëm një lloj kënaqësie sepse do ta kalonte, por me gjithë përpjekjet nuk mundëm dot ta kalonim dhe më 25 shkurt pacientja ndërroi jetë. Rastet që kanë humbur jetën në përgjithësi kanë qenë me komplikacione dhe kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese”- tha mjekja.

(BalkanWeb)

Loading...