Një videoskandal është publikuar në mediat online ku një punonjëse e personelit të QSUT-së ka dalë nga salla e operacionit me doreza në duar për të marrë sufllaqe.
Mesa duket çudirat në spitalet e Rilindjes nuk paskan fund, ku ushqimi bëhet më i rëndësishëm se jeta e një pacienti apo kushtet higjienike.
Qytetari që ka dërguar videon, shkruan se i ka bërë përshtypje sjellja e mjekes, pasi spitali duhet të jetë një vend i pastër, steril.
Denoncimi i plotë:
Përshëndetje JOQ. Sot në drekë rreth orës 13:30 te ‘Spitali Francez’, pjesë e QSUT më bëri përshtypje sjellja e një infermiereje a doktoreshe që doli nga salla e operacionit dhe mori sufllaqet që kishte porositur. Ndërkohë që ishte e veshur me doreza…
Nuk e kuptoj se si ajo mund të hajë aty ku supozohet se duhet të jetë vendi më i pastër i gjithë spitalit…Sic mund ta shikoni, pasi merr sufllaqet ajo futet brenda sallës së operacionit dhe mbyll derën pas vetes. Faleminderit.
Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu propagandon për kushte më të mira higjienike e staf korrekt, por shiheni vetë se çfarë bëhet në spitalet e Ramës.
Por, në fund të fundit siç e thamë, sufllaqja ka rëndësinë e saj, madje edhe më të madhe se sa higjiena për pacientët që kërkojnë shërbime.