Mjekja e njohur shpërthen ndaj Erion Braçes: S’ka neurolog që e ndreq trurin tënd bizele

Mjekja e njohur Lida Shosha ka shpërthyer në një postim në rrjetet sociale ndaj deputetit socialist Erion Braçe, pas mesazhit që ky i fundit i dërgoi imazheristit Gent Zervoi.

“Shko mor zarbe!! Bure budalla! Merr nje meter e mhajde mat ti se ju i dihet mund tu pelqeje ketyre qe ke rrotull! Rrace idiotesh!! Mos harro metrin pis”, shkruan Braçe në mesazhin e tij drejtuar mjekut.

Ndëkrohë, në reagimin e saj, mjekja Shosha shkruan se është turp që Braçe përfaqëson elitën politike të këtij vendi, teksa i drejtohet deputetit duke i thënë se trurin e tij bizele nuk ka neurolog që e ndreq.

Postimi i plotë:

Vetingu të nisë nga soji i pacipë e i papreçedent, i politikanëve që detyrimisht duhet të kenë staturën dinjitoze të pushtetarit dhe përfaqësuesit të popullit. Ja dhe zhargoni i ish, ish, ex,ex kryeministrit të Shqipërisë, Z. Erion Braçe drejtuar njërit prej kryeteknikëve më brilant të imazherise që ka ky vend, përpos që Gent Zervoi ka votu për të. Kjo raca e idiotëve…që ju përmendni në mesazhin tuaj, së pari ka votu për ty,për kolltukun tënd të ngrohtë, që sdi çfarë është të punosh dhe në kohë sketere, që ka investu më shumë se turma e analfabetëve që i vutë në parlament për gazep, që është një familjar model, e një nga djemtë më të shkëlqyer që ka ky vend, e po pregatit me dhjetera teknicienë që ti dhe politikat tuaja të përdritura, nga kolltuku yt i majmë po i degdisni rrugëve të botës për një copë bukë.
Ti ke drejtuar kët vend? Turp

Ti përfaqeson elitën politike të këtij vendi Turp, se ky vend ka politikanë të mirë që skanë kurfare lidhje me njerëz si ty.

Ti dhunon si rrugaç i dalë nga shpellat mesjetare, votuesin tënd dhe qytetarët e këtij vendi, turp është pak, skandal e mjerim.

Genti , të mat jo me metër, por me milimeter cdo qelizë boshe të trurit e trupit tënd, po nuk ja vlen, se trurin tënd bizele nuk ka neurolog që e ndreq, për pjeset e poshtme, ec se kemi bisturi e të kopsitim siç do ti me metër e kilometër./newsbo mb

Loading...