Nata e ndërrimit të viteve, mjeken Esi Duka e gjen në spitalin infektiv.
Larg familjes, ajo është në shërbim të pacientëve të prekur nga COVID për 24 orë. Thotë se edhe koleget e kane rutinë që këtë moment ta kalojnë në spital.
“Nuk është hera e parë për mjekun që ta kalojë festën e ndërrimit të viteve larg ambientit të ngrohtë familjar. Kjo për ne është rutinë në fakt. Aq më tepër në këtë situata 10-mujore që kemi qenë më shumë në spital, duke punuar me orare të zgjatura.”
Por puna nuk mbaron me mbylljen e turnit te rojës. Dita e 1 janarit, është e njëjtë, vetëm se jo fizikisht ne pavijon. Kujdeset për pacientët përmes celularit.
“Ne informojmë edhe familjarët për çdo gjë..Në varësi të problematikës që paraqesin pacientët.”
Mjekja uron që 2021 t’i gjejë spitalet COVID me sa më pak raste./Abcnews