Një në katër persona në Angli do të vuajë nga humbja e dëgjimit deri në vitin 2030 për shkak të faktit se ata po dëgjojnë muzikë shumë me zë të lartë, sipas një studimi të ri.
Shifrat e publikuara së fundmi tregojnë se mbi 1/3 e pacientëve që mbërrijnë në spital me probleme dëgjimi janë nën 50 vjeç, duke llogaritur pothuajse 50.000 pranime.
Klodiana Zaharia, otorinolaringologe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kohët e fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë numri i atyre personave që ankohen se dëgjojnë zhurma në vesh kur janë në moment e qetësie.
Kjo simptomë, shpjegoi mjekja është shenja e parë e nisjes së humbjes së dëgjimit.
“Është një simptomë botërore, kohët e fundit është vënë re se ka më shumë individë që ankohen për zhurma në vesh, zilka si koshere bletësh si gjinkalla, kur janë në qetësi. Manifestimi i rënies së dëgjimit mund të nisë nga zhurma në vesh, është fillimi i degjenerimit të nervit të veshit.
Reagimi i menjëhershëm nga pacienti mungon pasi zhurma në vesh të bezdis, por nuk është nga ato simptoma që të bën të shkosh direkt te mjeku”, tregoi mjekja.