Mjekja pediatre rezulton pozitive me Covid-19, mbyllet Qendra Shëndetësore në Sarandë

Është mbyllur Qendra Shëndetësore në Spitalin e Sarandës. Shkak është bërë një rast me COVID-19.

Pozitive ka rezultuar mjekja pediatre e Qendrës Shëndetësore në spitalin e Sarandës.
Për rrjedhojë është bërë karantinimi i familjes së mjekes njëherësh edhe i infermiereve të kësaj qendre dhe dezinfektimi i ambienteve.

Ndërkohë që ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve.

Loading...