E ftuar në emisionin “Arena”, mjekja Hashorva ka thënë se të gjithë e kanë përjetuar frikën gjatë dhe pas tërmetit pasi ajo është një ndjesi normale, sepse lidhet me reagimin e individit gjatë një situate ku vihet në rrezik me ekzistenca e tij.
“Frika është një ndjesi normale që kalon individi kur ndodhet përpara një situatë dramatkisht katastrofike që e vendos atë në rrezik me ekzistencën e vet. Frika është ajo që kemi përjetuar të gjithë. Të gjithë jemi përballur me frikën. Frika është një reaksion normal. Frika lidhet me kohëzgjatjen e faktorit që ka nxitur situatën dhe intensitetin. Frika është një reagim ndaj një situate tërësisht të vetëdijshme për qënien tonë.
Në këtë situatë të gjithë u përpiqem të reagojmë. Individi reagon në një situatë të tillë ose me sulm ose me largim. Këto janë reagime që ndodhin në situatën e frikës. Ajo që kalon më pas nga ajo situatë vazhdon të jetë frikë. Ankthi është çrregullim, është shqetësim i ekzagjeruar ndaj një faktori që tashmë mund të jetë i vogël”, shprehet mjekja psikiatre Anila Hashorva.