Romina Selenica, një mjeke shqiptare nga Italia në një deklaratë për mediat shqiptare thase në se në Itali nuk ka ende një dritë shprese, pavarësisht karantinës së përgjitshme.
“Ne vazhdojmë të jemi në gjendje kritike nuk po shohim ende një diritë shprese shifrat janë shqetësuese mbrëmë mbi 5 mijë raste të reja, me 400 viktima. Uroj që sot të kemi një dritë jeshile, reduktim të numrit të viktimave. Sipas parashikimeve të para, piku pritej në 18-19 mars, pritet që sot apo nesër të kemi numër më të ulët, Por duhet thënë se rastet e deklarara nuk janë rastet reale, mund të kemi pasur pacientë të shtruar para 2 apo 3 ditësh dhe rezultatet e tamponëve kanë ardhur me vonesë”,- u shpreh ajo.
Mjekja sqaroi po ashtu edhe faktin pse pse ka aq shumë viktima në Itali, ndërsa shton se gabimi më i madh ishte mosizolimi ekstrem që në fillim të përhapjes së virusit.
“ Ata që kanë humbur jetën kanë qënë pacientë kronikë, mos të harrojmë që Italia është vendi i botës me moshën më të lartë mbi 80 vjec, edhe viktimat janë në moshë të madhe më shumë. Gabim i pafalshëm ishte edhe mos izolimi në kohë. Unë jetoj në Toscana, pavarësisht se detyrohen të izolohen, nuk është aq strikt, ende ka banorë që dalin për ajrosje edhe me këto shifra të frikshme”,- nënvizoi mjekja.
“Në Infektiv ka mungesë vendesh, po hapet ish urgjenca e vjetër për të krijuar vende të reja. Jemi në një luftë me të padukshmen. Gjendja është e rëndë. Uroj të zgjohemi dhe të shohim rezultate të mira nesër. Uroj po ashtu që Shqipëria të mos ketë të njejtën situatë”, – deklaroi Selenica ndër të tjera.