Mjeku 92 vjeçar viziton falas fëmijët: Le të jap shpirt duke punuar për të varfërit

Fëmijë ne mbaree boten kanë nevojë për kujdes mjekësor, por prindërit nuk kanë para t’i çojnë te mjeku. Por në botë është një mjek që punon falas edhe pse është i moshuar.

Ky është rasti i Dr Ivan Fontoura, një pediatër 92-vjeçar brazilian, i gatshëm të japë jetën e tij për pasionin e tij dhe të vazhdojë të ndihmojë të varfërit.
Fontura është shprehur se qëkur ishte fëmijë i vogël ka dashur të punojë për njerëzit e varfër. Ai tani ka hapur një klinikë, ku fëmijët i viziton falas.

Mjeku 92 vjeçar viziton falas fëmijët: Le të jap shpirt

Mjeku u shkollua në Amerikë dhe pas një karriere të gjatë, Ivani doli në pension për të punuar më pas për të varfërit. Ka thënë: Le të jap shpirt duke u kujdesur për të varfërit.

Ai sot është i përkushtuar për të ndihmuar familjet me të ardhura të ulëta me fëmijë të sëmurë falas.

Në Brazil, pediatri udhëton dy herë në javë 12 kilometra për të ndihmuar fëmijët e varfër.

“Ai është një mjek super kompetent, ai kujdeset për të gjithë fëmijët që e kërkojnë” komentoi gjyshja e Brayan Josviaki, një pacient 6-vjeçar të cilin pediatri e ka ekza minuar që kur ka lindur.

Mjeku 92-vjeçar mbështetet nga gruaja e tij Eva Fontoura, e cila është një infermiere dhe krahu i tij i djathtë .

Loading...