Eksperti i shëndetit Publik Alban Ylli në një videomesazh në rrjetin social “Facebook” ka paralajmëruar qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj COVID-19.
Ardian Ylli u shpreh se qarkullimi i ri i virusit në komunitet ka ardhur si pasojë e lehtësimit të masave.
Ai theksoi se gjatë periudhës së shtetrrethimit qytetarët dëshmuan disiplinë, ndërsa shtoi se tashmë jemi përballë një sfide të re.
Më tej eksperti i ISHP shton se një valë e dytë është plotësisht e mundshme duke theksuar se me zbatimin masave sidomos me mbajtjen maskave ruajtjen dhe respektimin e distancës sociale mund të shpëtohen me qindra jetë.
“Kudo në botë është duke u dëshmuar solidaritet. Njerëzit janë duke u përpjekur të sillen më ndryshe për të parandaluar infeksionin e virusit dhe për të shpëtuar jetët e atyre që janë më të dobët.
Do të na duhet gjatë verës, pse jo edhe më vonë të jemi shumë të kujdesshëm dhe të respektojmë masat e këshilluara. Kudo që është e mundur të përpiqemi të mbajmë maska, të përpiqemi të mbajmë distancë fizike, të bëjmë kujdes më higjienën personale sidomos me larjen e duarve dhe besoj se mund ta minimizojmë rrezikun në mungesë të shtetrrethimit dhe izolimit social që e praktikuam disa muaj.
Është shumë e vështirë ta praktikojmë për një periudhë shuam të gjatë kohore. Është e nevojshme që deri sa të zbulohet vaksina e re apo një mjekim efektiv për këtë virus ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Parashikimi i trajektores së ardhshme e pandemisë ngelet e vështirë.
Me rëndësi është të zbatojmë sa më shumë masat. Me zbatimin e tyre sidomos me mbajtjen maskave ruajtjen e distancës sociale ne mund t’ja dalim mbanë sërish të shpëtojmë me qindra jetë. Në asnjë rrethanë të mos harrojmë që pandemia vijon dhe një valë e dytë është plotësisht e mundshme”, tha ndër të tjera Ylli.