Sipas tij, këta pacientë nuk mbahen me intubim, por disa prej tyre me oksigjen.
Për të kuptuar më shumë për gjendjen shëndetësore të pacientëve të prekur, mjeku Pipero u shpreh se do të duhet të presim pas ditës së 9-të.
Sipas tij, numri i personave të prekur nga koronavirusi do të vijë duke u shtuar.
“Gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë. Nuk kanë nevojë për intubim, disa i mbajmë me oksigjen, disa i mbajmë pa oksigjen. Por kanë prekje të pulmoneve. Ne mjekët për ta mund të flasim pas ditës së 8-të, të 9-të.
Ne mjekët jemi më të frikësuar se ata. Ne jemi në fillim. Unë mendoj që numrat do vijnë duke u shtuar. Ajo që nuk njohim është shumë herë më e madhe se ajo që njohim”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarisht deri tani në Shqipëri janë 23 persona të infektuar, duke përfshirë edhe pacienten 73-vjeçaren në Durrës që humbi jetën. /tvklan