Mjeku i njohur Tritan Kalo: Kur futem në dush më kujtohet Noli, shyqyr kemi ‘letrat e bebeve’

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo e nis javën me një shqetësim. Ai thotë se në shtëpinë ku banon deri sa erdhi demokracia uji kurrë nuk mungonte, por në tre dekadat e fundit sa herë që futet për të bërë dush, i kujtohen vargjet e Nolit. Duke ironizuar këshillimin kombëtar të qeverisë ai kërkon që të futet edhe pyetja e 13-të, “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”.

Postimi i plotë i Tritan Kalos
Kohë kovidiane…31.01.2022…Ditë e javë sa më të mbarë miq, dashamirës, të afërm dhe bashkëkombas….Ka vite që vargu “Anës detit i palarë…” (“Anës lumenjve”, Th. S. Noli), më vjen ndërmënd sa herë më duhet të lahem/bëj dush ose të laj teshat në fund të javës… Uji ose nuk vjen me presionin e zakonshëm dy-tre herë në ditë, kur ai rrjedh në çezmat tona me ndihmën e një pompe ose edhe “nuk turpërohet të mos vijë fare”….

Unë jam në katin e tretë, mendoni familjet që ndodhen në dy katet sipër banesës sime…Fatmirësisht ka në shitje “letra të lagura për bebet”, të cilat na mundësojnë edhe ne “bebet e rritura” të qëndrojmë të pastër….KUR kemi hyrë në këtë pallat në Dhjetor 1962 dhe deri në Maj-Qershor 1992, të 24 orët e ditës UJI KURRË nuk mungonte në çezmat tona….RRËNOFTË DEMON-KRACIJA që na e hoqi “këtë bezdi”…

Para pak vitesh u hap një kanal i cekët nën trotuaret e Rrugës “Muhamet Gjollesha”, dhe u instalua një lidhje e re me tubin qëndror të ujit në pallatin tonë, duke na u thënë se tash e tutje uji nuk do të na mungonte….

BROÇKULLAT e zakonshme elektorale….Lali Eri, PUSHTOJE edhe “kështjellën e fundit që është jashtë kontrollit tënd”, FSHF-në, POR ke marë dy herë votat edhe për 24 orë ujë në rubinetat tona, si dhe për mos shpërfytyrimin kullësor të urbanizimit të Kryeqytetit të të gjithë Shqiptarëve….Do sugjeroja që Pika e 13-të e Këshillimit Kombëtar të ishte: “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”?!?!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!

Loading...