Mjeku i tha që skishte asgjë/ Nishani në kurriz i merr jetën nënës së dy fëmijëve

Shpesh në trupin tonë vërejmë nishane nga madhësi të ndryshme pa i shkuar më tej dhe pa u kujdesur për ta.

Por, pikërisht një nishan i ka marrë jetën Zoe Panayi, 26, vjeçe dhe nënën e dy fëmijëve.

Me profesion radiografe në spitalin St.Mary në Isle of Wight, Zoe ishte vizituar për nishanin por mjeku i kishte thënë që nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

Edhe pse kishte shfaqur shqetësime, mjeku i thoshte që nuk është asgjë ndryshe nga nishanët e zakonshëm, por që i kushte sugjeruar ta hiqte për arsye estetike, citon Lajmi i Fundit.al.

Vetëm pas disa kohësh, Zoe mori lajmi tragjik që nishani ishte gjëndër kanceri dhe tashmë ky kaceri i lëkurës i ishte shpërndarë në gjithë trup.

Mjekët tentuan kurimin e saj me imunoterapi pasi gjendja e 26-vjeçares u përkeqësua, por pa sukses pasi ishte shumë vonë dhe ajo ndërroi jetë, përcjell Lajmi i Fundit.al.

Tashmë, mamaja e të ndjerës u ka bërë apel të gjithëve që t’i marrin seriozisht nishanet dhe t’i kontrollojnë vazhdimisht, sepse mund të përfundojë në tragjedi.

Burimi Daily Star

Loading...